Arkitektet e Rinje – Page 2 – ONUP Magazine
fade
15
archive,paged,author,author-arkitektet-e-rinje,author-15,paged-2,author-paged-2,eltd-core-1.0,flow-ver-1.3,eltd-smooth-scroll,eltd-smooth-page-transitions,ajax,eltd-blog-installed,page-template-blog-standard,eltd-header-standard,eltd-fixed-on-scroll,eltd-default-mobile-header,eltd-sticky-up-mobile-header,eltd-dropdown-default,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2.1,vc_responsive

Hapësirat e Përbashkëta

 nga Teuta Hasani

Në periudha të caktuara të historisë ka pasur qajse të ndryshme ndaj arkitekturës dhe varësisht nga trendet dhe zhvillimet e kohës, mendimet rreth eksperiencës individuale dhe kolektive ndaj ambientit të ndërtuar kanë ndryshuar. Por ajo që ka mbetur e njëjt është rëndësia e eksperiencës që njeriu, si pjesë e shoqërisë, e përjeton në këto ambiente.

Tokë e Përbashkët

nga Blertë Aliu

Në një vëzhgim te përgjithshëm të ambientit, vëmendja dhe memoria e njeriut ndalet me lehte tek objektet se sa në organizmat hapësinore që ato mund te krijojnë. Kështu arkitektura behet unike midis gjithë arteve te tjera me aftësinë që ka për t’i dhënë të tashmes, mundësitë e se ardhmës.

“Identiteti” – Hapësirat e Përbashkëta

nga Rron Trresi

Rekapitulimi i një krijimtarie të gjatë dhe multidisciplinare mund të shërbejë edhe si një revidimim i realitetit që mbizotëron në botën e zhvillimit të arkitekturës.
Mies van der Rohe ka thënë: “Arkitektura është vullneti i një epoke, i përkthyer në hapësirë”, e ajo që i definon kufijtë e zhvillimit të arkitekturës në kontekst hapësiror është e derivuar nga shumë faktorë.

Hapësirat e Përbashkëta

nga Fjollë Caka

Varësisht nga konteksti, termi ‘common ground’ në arkitekturë ka kuptim të dyfishtë si ide e përbashkët dhe si vend apo hapësirë publike. Në kontekstin e parë paraqet një konsensus të mendimeve, njohurive, kuptimeve, qëllimeve, ndikimeve dhe eksperiencave të ngjashme1. Kjo marrëveshje e përbashkët arrihet me anë të një komunikimi dinamik dhe kompleks që përfshin akterë të ndryshëm në të cilat arkitekti gjendet në qendër. Përveç aspektit shoqëror dhe psikologjik, arkitektura kontribuon në përkufizimin e tokës së përbashkët të qytetit, në formësimin dhe domenin politik, social dhe publik të tij. Në këtë domen hyjnë hapësirat e përbashkëta publike qofshin ato hapësira në mes të banesave, sheshe, bulevarde, rrugë apo parqe, të cilat përdoren nga të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.