KLASA PUNËTORE, TË DREJTAT DHE MUNDËSITË! – ONUP Magazine
fade
7756
post-template-default,single,single-post,postid-7756,single-format-standard,eltd-core-1.0,flow-ver-1.3,eltd-smooth-scroll,eltd-smooth-page-transitions,ajax,eltd-blog-installed,page-template-blog-standard,eltd-header-standard,eltd-fixed-on-scroll,eltd-default-mobile-header,eltd-sticky-up-mobile-header,eltd-dropdown-default

KLASA PUNËTORE, TË DREJTAT DHE MUNDËSITË!

Shkruan: Vlorian Kaqi

Arkitektët, inxhinierët e dizajnerët nuk mund të injorojnë faktin e keqpërdorimeve që bëhen ndaj puntorëve që po realizojnë veprat e tyre.

Me numër të madh të të rinjëve, Kosova ka potencial për të mbuluar nevojën për resurse njerëzore mbrenda dhe jashtë vendit. Me profesione nga më të ndryshmet dhe trashigimi artizanale nga familjet shumë të rinjë janë munduar të gjejn mundësi për punësim jashtë vendit, qoftë me anë të të afërmëve jashtë vendit, azil, kontakte direkte dhe agjensione punësimi.

Si pjestarë i komunitetit të inxhinierëve, jam ballafaquar direkt me sfidat që paraqiten tek klasa punëtore dhe të drejtat që gëzojn, sidomos në sektorin e ndërtimit. Oraret e zgjatura, pagesat e vonuara, kushte kontraktuale jo të rregullta dhe pagat e ulta janë faktor që detyrojn të rinjë të shikojnë mundësit e punësimit me anë të panaireve të punës dhe agjencioneve të ndryshme. Një nga këto mundësi është edhe punësimi në vendet e Gulf-it, siq është Katar-i me investimet multimilionshe në sektorin e ndërtimit, e cila pranon çdo vit mijëra puntorë emigrant, e që janë edhe nga Kosova. Kjo mundësi për të punuar ka ardhur më vonë tek ne, shumë më herët ka filluar në shtetet prej kontinentit Aziatik e Afrikan. Sa ja vlen të shfrytëzohet kjo mundësi?

Një hulumtim 18 muajsh mbi këtë çështje (në Indi, Katar, Bangladesh dhe UAE) nga David Segall dhe Sarah Labowitz mbi punësimet e fuqisë puntore emigrante në Industrinë e Ndërtimit në Shtetet e Gulf-it, ka ardhur në disa përfundime, prej të cilave disa pjesë të shkëputura janë:

  1. Punëtorët me rroga minimale paguajn personalisht për tu marr në punë. Koorporatat e mëdhaja ndërtimore nuk paguajnë shërbimet e nevojshme për punësim të dhjetra mijërave punëtorë të ndërtimit, kundrejt ligjit dhe politikave të kompanive. Në këtë model “pervers” të biznesit, puntorët me pagat më minimale në treg dhe ata më të cënueshmit e paguajnë të drejtën e punësimit personalisht. Për puntorë me paga më të larta rritet shuma që duhet paguar për të drejtat e punësimit. Përderisa rekrutuesit të cilët që po ofrojnë këtë model “etik të punësimit”  po dështojnë të tërheqin klienta potencial për arsye të modelit të dobët “pagesë për shërbim” në këtë industri.
  2. Puntorët pagujnë një shumë, shumë më të madhe se ajo reale për tu punësuar. Rekrutuesit (Agjensit e punësimit) të intervistuar në Indi dhe Bangladesh, si dhe bashkëpuntorët e tyre në Gulf, kanë llogaritur që vlera reale e punësimit është në mes 400-650 dollarë, e që kjo nuk përfshin shpenzimet internacionale të udhëtimit si dhe shpenzimet që duhet paguar kur puntori arrin në vendet Gulf-it si lejeqëndrimin dhe dokumenta të tjerë që kapin shifra mijëshe. Në fakt këta puntorë duhet të paguajnë deri në 5,200 dollarë për të gjitha procedurat deri në punësim.
  3. Përfaqsuesit e koorporatave shesin visa agjencioneve të punësimit, në kundërshtim me ligjet e shteteve të Gulfit. Shtetet e Gulfit lëshojnë visa për koorporata internaiconale ndërtimore dhe lokale falas ose për një shumë modeste, bashkë me letrën “kërkes pune”, por që pastaj iu shitet agjencioneve të punësimit të cilat i shfrytzojnë për ofrimin e të drejtave të punës. Agjensionet me bazë në qytetin e Dhaka, kryeqytet i Bangladeshit llogarisin vlerën e kësaj vize pune nga 1,250-1,850 dollarë.

Kur një kompani ndërtimore oferton për projekte me natyrë kapitale atëher ajo mundohet që ta mbajë çmimin e ofertës sa më të ulët në mënyrë që të qëndrojë në garë. Prandaj shkurtime e para që vijnë në konsideratë janë ato të pagesave të puntorëve, e që përafërsisht përfaqësojn 35% të shumës totale të ofertës. Kjo metodologji e ofertimit sjell deri tek lindja e një sistemi aspak të shëndetshëm garues.

Si një ide model i mirë i të menduarit për punësime jashtë vendit do të ishte ndarja e përgjegjësive dhe e barrës për pagesa ndërmjet kompanive ndërtimore, investitorëve (klientëve) dhe qeverive të shteteve të Gulfit dhe shteteve nga të cilat vjen fuqia puntore.

Qeverit e shteteve do  të merrnin mbi veten pagesat e dokumentave të domsdoshëm për punë dhe rritjen e kontrollit ndaj keqpërdorimeve. Kompanitë ndërtimore do të merrnin mbi vete sigurmin e mbarvatjes së orareve të punës dhe të drejtave të klasës puntore.

Në gjithë këtë mes ku mbetet roli jonë si profesionistë, veprat e të cilëve po frymojnë nga duart e secilit puntorë në ndërtim.

Një nga projektet madhështore që po ndërtohet në Katar, është edhe stadioni i Kapionatit Botërorë që do të mbahet në vitin 2022 i dizajnuar nga arkitektja e famshme Zaha Hadid, e cila e pyetur në lidhje me mundësin e paraqitjes së rasteve të vdekjeve të puntorëve emigrant gjatë ndërtimit të stadionit, ishte përgjigjur:

“Unë nuk kam të bëjë me puntorët. Unë mendoj që kjo qështje i takon qeverisë, nëse është problemi, aty duhet të shikohet. Shpresoj që këto gjëra do të zgjidhen…Nuk po e marr me lehtësi por duhet qeveria të kujdeset për këto gjëra. Nuk është detyra ime si arkitekte të mirrem me këto gjëra. Unë nuk mund të bëjë asgjë për këtë çështje pasi nuk kam fuqi për të bërë.”

Në këtë rast Zaha Hadid ka zotëruar një fuqi të jashtëzakonshme kulturore në skenën botërore. Përkundrejt asaj që arkitektët dhe inxhinierët nuk e kanë në kontroll sistemin e kontraktimit dhe nënkontraktimit, gjithsese ata mbajnë mbi vete përgjegjsinë e të qenit avokues dhe informues mbi abuzimet e sistemit ndaj klasës punëtore.

A janë komunitetet profesioniste, mjaftueshëm të zëshëm, për abuzimet që mund ti ketë klasa punëtore e ndërtimtarisë në Kosovë? A e trajtojm klasën puntore, si ata nga të cilët lindin projektet tona? dhe a egzistojnë në Kosovë agjenci të tilla rekrutimi?

Përgjigjet po ju lë gazetaris hulumtuese. Ky ishte vetëm opinioni im.

(Autori është inxhinier i ndërtimtarisë)

No Comments

Leave a Reply