Shteti i ‘’shkel’’ punëtorët e ndërtimtarisë – ONUP Magazine
fade
7925
post-template-default,single,single-post,postid-7925,single-format-standard,eltd-core-1.0,flow-ver-1.3,eltd-smooth-scroll,eltd-smooth-page-transitions,ajax,eltd-blog-installed,page-template-blog-standard,eltd-header-standard,eltd-fixed-on-scroll,eltd-default-mobile-header,eltd-sticky-up-mobile-header,eltd-dropdown-default,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2.1,vc_responsive

Shteti i ‘’shkel’’ punëtorët e ndërtimtarisë

Punëtorët e ndërtimtarisë në Kosovë, janë të vetmit që edhe po të duan, nuk mund ta ndjejnë vapën që po mbretëron.

Edhe po të tentojnë, nuk mund të gjejnë një hije të vetme për t’i shmangur temperaturat e larta. Krejt, këtë ua imponon puna e tyre, shkruan Indeksonline.

Fatkeqësisht nuk kanë një mbrojtje të vetme në krah. Detyrohen që edhe në temperatura ekstremisht të larta, t’i ekspozohen diellit për ta siguruar bukën e gojës.

Inspektoriati i  Punës pretendon se nuk është kompetent për këtë punë. Përgjegjësinë e kalon tek organet tjera, të cilat nuk i specifikon kur i përmend.

Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi thotë se në Kosovë ende nuk është nxjerrë një vendim që e rregullon këtë çështje.

‘’ Inspektoriati i punës nuk është kompetent për me vlerësu se cila situatë është emergjente. Për këtë janë organet tjera të cilat vlerësojnë se në qoftë se ka situatë jo normale, nxjerrin vendim dhe parashtrojnë kushte kritere se si dhe çka duhet me ndërrmarrë në ato situate. Në rastin konkret në Kosovë ende nuk është nxjerr një vendim i tillë . Qeveria ose ndonjë organ tjetër për të cilin nuk e di kush duhet me qenë nuk e kanë nxjerr një vendim të tillë’’, thotë Ibrahimi.

Kompanitë private mund të vazhdojnë t’i malltretojnë pa pikë problem punëtorët. Inspektoriati nuk mund t’ua ndërpres punën e as tu shqiptoj një gjobë të vetme. Kështu pretendon kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi.

‘’ Ne si inspektoriat nuk kemi të drejtë me ia mbyll ose ndërpre askujt punën. Inspektoriati i punës nuk është kompetent për me vlerësu se kur janë situatat emergjente ose jo normale klimatike. Unë e di qe ju kanë referu një vendimi , që ka shqiptu Inspektoriati i Punës në Maqedoni . Mirëpo unë kam vë kontakt me Inspektoriatin e Punës në Maqedoni dhe  ata më kanë thanë se ashtu njejtë qysh është në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ose dikush tjetër iu ka dhanë një vendim të tillë pastaj inspektoriati i punës e ka zbatu, sepse IP as në Kosovë as në Maqedoni ska kompetenca me bo asi vlerësimesh dhe me nxjerr  aso vendime’’, ka shpjeguar më tej ai.

Indeksonline ka provuar të kontaktoj edhe me zyrtarë për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, për të kuptuar se a kanë nxjerrë ende ndonjë vendim me të cilin inspektoriati i punës mund të vazhdonte me procedurat tjera, por   kontakti ka qenë i pamundur.

Se nuk ka një bazë ligjore me të cilën u garantohet kujdes punëtorëve të ndërtimtarisë, mendon edhe kryetari  i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala.

 ‘’ Nëse një punëtor punon në temperaturën 37 gradë e ma lartë atëherë ai e rrezikon shëndetin. Për fat të keq nuk ka ndonjë bazë ligjore apo nuk ka ndonjë adresë e cila e urdhëron punëkryerësin që në temperatura ekstremisht të larta ti ndërprej punimet sepse kryepunuesi mund ti ndërprej punimet dhe pastaj atë ditë ta kompensoj me një ditë tjetër. Nuk ka asnjë alternativë ligjore e cila i jep atë të drejtë që t’i shqiptoj gjobë’’, ka shpjeguar Shala.

Kryetari i KMDLNJ-së, insiston që kompanitë tu sigurojnë kushte punëtorëve që të mos iu rrezikohet jeta.

‘’ Ai i cili ka një numër të punëtorëve duke punuar në këto temperatura duhet të ndërrmarrë masa që ata ti kenë kushtet e përshtatshme për punë që të mos rrezikohet jeta rrezikohet edhe nëse punon në një temperaturë 37-38-39  gradë Celsius, pa asnjë mbrojtje dhe kjo është përgjegjësi kryesisht e punëkryesit ose e punëdhënësit i cili duhet të përgjigjet për shëndetin e punëtorit. Inspektoriati mund të shkoj mund t’i vizitoj por nuk ka mandat që përshkak të temperaturave tu shqiptoj gjoba ose ti ndërprej punën ’’

Por vetëm kaq. Punëtorët e ndërtimtarisë vazhdojnë të  diskriminohen, pasi nuk ka ligj që i mbron. /Indeksonline

No Comments

Leave a Reply