Prizreni restauron monumente – ONUP Magazine
fade
7627
post-template-default,single,single-post,postid-7627,single-format-standard,eltd-core-1.0,flow-ver-1.3,eltd-smooth-scroll,eltd-smooth-page-transitions,ajax,eltd-blog-installed,page-template-blog-standard,eltd-header-standard,eltd-fixed-on-scroll,eltd-default-mobile-header,eltd-sticky-up-mobile-header,eltd-dropdown-default

Prizreni restauron monumente

Projektet për intervenime emergjente në Qendrën Historike të Prizrenit kanë filluar të implementohen.

Posta e vjetër e qytetit dhe shtëpia e familjes Zhuriq, janë disa nga objektet e vjetra që janë duke u restauruar, raporton KTV.

Shoqëria civile e konsideron hap të vonuar por të duhur.

Nga organizata “Ec ma ndryshe”, e cila vazhdimisht ka qenë kritike për degradimin që po bëhet në këtë zonë, thonë se ka qenë koha e fundit që të bëhet diçka për Qendrën Historike.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore, e cila është duke bërë implementimin e këtyre projekteve, ka më shumë se 500 mijë euro buxhet për përfundimin e tyre, të ndara qysh nga viti i kaluar nga Ministria e Kulturës.

Drejtuesit e QRTK-së thonë se disa nga projektet tashmë kanë përfunduar.

Një nga to është edhe xhamia e Myderriz Ali Efendiut, derisa në proces është edhe projekti për restaurimin dhe rregullimin e krojeve publike.

Hoxha ka thënë se janë gjithsej 20 projekte, të cilat pret që të përfundohen brenda këtij viti.

Ndërhyrjet në këtë qendër historike, e cila mbrohet me ligj të veçantë, u përshpejtuan pas rastit të Xheneta Gashit, e cila humbi jetën pas shembjes së një muri të një shtëpie në këtë zonë, vitin e kaluar. /KOHA.net

No Comments

Leave a Reply