Frozen Music ndan 60 bursa – ONUP Magazine
fade
6389
post-template-default,single,single-post,postid-6389,single-format-standard,eltd-core-1.0,flow-ver-1.3,,eltd-smooth-page-transitions,ajax,eltd-blog-installed,page-template-blog-standard,eltd-header-standard,eltd-fixed-on-scroll,eltd-default-mobile-header,eltd-sticky-up-mobile-header,eltd-dropdown-default,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2.1,vc_responsive

Frozen Music ndan 60 bursa

Artikull i sponzorizuar nga Sharrcem.

Sharrcem është përkrahës i shumë projekteve që kanë rezultuar pozitivisht në krijimin e një ambienti më të favorshëm për jetë. E këtë radhë në vazhdën e takimeve u organizua takimi final i sponsorëve kryesorë të projektit të Përgjegjësisë Shoqërore “Frozen Music:  Fuqizimi i Rinisë përmes Arsimit.

Pas përfundimit të punës me Grupet Punuese dhe pas pranimit të komenteve shumë të rëndësishme nga Sponsorët Kryesorë, u bë finalizimi i projektit “Frozen Music”, ku u prezantua statusi final i Projektit, si dhe, me ndihm?n e të pranishmëve, u zgjodh Komiteti i Jurisë profesionale, si dhe u shpall konkursi vjetor për Bursa të Projektit.

Anëtar të komunitetit të Jurisë u zgjodhën ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, përmes një procesi të drejtë dhe transparent, i dizajnuar për të shpërblyer aplikantët briliantë dhe me potencial për zhvillim të mëtutjeshëm profesional.

Të pranishëm në takim ishin: arkitektë, ekspertë ndërkombëtarë, përfaqësues të institucioneve Kosovare, të arsimit të  lartë, mjedisit, bizneseve dhe OJQ-ve, pjesë e rëndësishme ishin edhe studentët dhe ish studentët e drejtimit të Arktitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit nga Universiteti Publik i Prishtinës dhe univesitetet private.

Lideri i Projektit “Frozen Music”, Senton Kacaniku, njoftoi të pranishmit mbi detajet e projketit, llojin e bursave, kriteret, dhe afatet e aplikimit. “Shpërblimet do të ndahen në dy kategori, studentët dhe profesionistët e rinj, me dy grupe brenda secilës kategori, respektivisht inxhinierët e ndërtimit dhe arkitektët. Do të zgjedhen 60 bursistë të Frozen Music, të cilët do të përfitojnë shpërblime të ndryshme, duke filluar nga bursat e plota për studime Master në shtete të BE-së, deri tek vizitat ndërkombëtare të studimit në lokacione të ndryshme nëpër Evropë, duke përfshirë Bienalen e Venedikut në 2016, Clerkenwell në Londër, një vizitë gjithë përfshirëse në Gjermani, trajnime të ndryshme dhe libra” tha Kacaniku.

Anila Statovci Demaj, zëvendësministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tha se projektet e tilla janë të rëndësishme pasi që ndihmojnë në ngritjen e nivelit të arsimit dhe në të njejtën kohë forcojnë marëdhëniet e tregut të punës me sistemin edukativ. Ndër të tjerash Demaj theksoi se“Projektet e tilla janë për tu përshëndetur dhe ne do ti përkrahim, dhe më vjen mirë që Sharrcem si një industri i kupton nevojat e tregut dhe krijon mekanizma përmes të cilave ndihmon studentët dhe kontribuon në rritjen e cilësisë në arsim”.

Në anën tjetër, Emmanuel Mitsou, udhëheqës i Kompanisë Sharrcem tha se ky projekt do ti mësoj studentët të mendojnë jashtë kornizave. “Unë besoj se cfarë ne kemi arritur të krijojmë si ekip së bashku me bashkëpunëtorët tanë është që përmes këtij projekti të shpalosim vizionin e studentëve të rinjë duke mësuar më shumë nga praktikat e vendeve të tjera dhe aplikimi i tyre në vendin tonë’’ u shpreh Mitsou.

Ndërsa arkitektja me ekspertizë ndërkombëtare, Karoline Jaeger- Klein, tha se fokusi i arkitektëve të rinjë nuk duhet të jetë vetëm ndërtimi i objekteve të reja, por shfrytëzimi në mënyrën më të mirë të mundur i objekteve ekzistuese dhe historike në të ardhmen, duke mos i lënë ato të shëndrrohen në muze, mirëpo duke i kthyer ato në objekte të shfrytëzueshme.

Projekti Frozen Music realizohet falë Sharrcem-it dhe skuadrës së Përgjegjshmërisë Shoqërore të kompanisë, si dhe sponsorëve të shumtë të projektit, profesionistëve dhe entuziastëve të inxhinierisë së ndërtimit, arkitekturës, arsimit dhe fuqizimit të rinisë në Kosovë. Sikur të mos ishte për punën e mrekullueshme të të gjitha palëve të përfshira, ky projekt kurrë nuk do të bëhej i mundshëm.

Informatat mbi kriteret për aplikim, procedurat dhe mënyra e vlerësimit janë të detajuara në ueb faqen zyrtare të projektit www.frozenmusic-rks.com

Konkursi qëndron i hapur nga data 05 Nëntor, 2015 deri më 30 Janar, 2015, ndërsa me 30 Maj 2016 do të bëhet shpallja e fituesve të Garës për Bursistët 2015/16 gjatë një ngjarjeje publike ku juria do të prezentojë fituesit dhe projektet e tyre.