Ecoweek Prishtina 2015 – ONUP Magazine
fade
6203
post-template-default,single,single-post,postid-6203,single-format-standard,eltd-core-1.0,flow-ver-1.3,,eltd-smooth-page-transitions,ajax,eltd-blog-installed,page-template-blog-standard,eltd-header-standard,eltd-fixed-on-scroll,eltd-default-mobile-header,eltd-sticky-up-mobile-header,eltd-dropdown-default,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2.1,vc_responsive

Ecoweek Prishtina 2015

EcoWEEK Prishtina 2015 shpalle vitin e dyte te ngjarjes , e cila do te mbahet kete vit nga 27 Shtatori deri me 04 Tetor 2015, ne Modelarium – Fakulteti i Arkitektures, Prishtine.

ECOWEEK Prishtina eshte nje platforme konsultative per veprim te perbashket, e cila ndjek parimet e edukimit, pjesemarrjes civile, bashkepunimit dhe dizajnit te qendrueshem. Ajo synon te rrisi vemendjen mbi ceshtjet ambjentale, duke promovuar nje jete “te gjelber”, per te ndikuar ne stilin e jetes se komunitetit. Kjo ngjarje po organizohet nga organizata joqeveritare ECOciety, ne bashkepunim me Komunen e Prishtines dhe Fakultetin e Ndertimtarise dhe Arkitektures, te Universitetit te Prishtines “Hasan Prishtina”. Kjo konference permban ligjerata dhe diskutime mbi projektimin e qendrueshem dhe ka per synim te mbledhe studente dhe profesioniste, vendore e nderkombetare, per te shkembyer ide dhe teknika ndertimi ambjentale.

ECOWEEK eshte themeluar fillimisht ne Greqi, ne 2005, dhe sot ka nje aktivitet te zgjeruar ne me shume se 40 vende te botes, duke perfshire kete vit edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ky rrjet i madh nderkombetar me arkitekte, dizajnera dhe inxhiniere, funksionon si nje rrjete, e cila ka per qellim te mbroje planetin tone nga demtime te metejshme, duke prezatuar konceptet e qendrueshmerise, te cilat duhet te zbatohen per mbrojtjen e ambjentit.

Kete vit, presim me padurim ligjeratat e profesionisteve te njohur, si Jean Robert Mazaud, Margot Clerc, Elias Messinas, Nicola Delon, Katerina Mojanchevska, Artan Raca, Naser Kabashi e shume te tjere. Profesioniste te rinj nga Kosova dhe vende te tjera, do te punojne bashke ne punetorite e ECOWEEK, per te studiuar e per te dhene zgjidhje per disa nga sfidave arkitektonike dhe urbane te Prishtines. Punetorite do te mbahen ne studio, ndersa nderhyrjet do te behen ne disa prej hapesirave publike te qytetit. Projektet e punetorive do te behen publike ne ekspozite, e me vone do t’i jepen Komunes se Prishtines, me qellimin per t’i implementuar ne qytet keto projekte. Te gjithe pjesemarresit e punetorive do te fitojne kredite ECTS. Punetorite tona per kete vit, jane:

P1 – Projektimi i nje shtepie ekologjike ne Kosove (Gezim Pacarizi, Brixhita Deda, Arnisa Kryeziu) P2 – Nderhyrje sociale/pasive/radikale (Rozafa Basha, Valentina Tahirsylaj)

P3 – Dizajnimi i nje qendre informative ne Parkun e Germise (Ajhan Bajmaku, Miran Mohar, Fitore Isufi-Koja)

P4 – Muralet dhe Qendrueshmeria (Taki / Taulant Qerkini, Jetik Doli)

P5 – UP-cycling Campus: Dizajnimi dhe ndertimi i strukturave te vogla ne hapesire publike, duke perdorur materiale te riperdorshme (Elias Messinas, Teuta Jashari-Kajtazi, Elizabeta Poljoska)

Partnere te ECOWEEK Prishtina 2015 jane: Universiteti i Prishtines “Hasan Prishtina”, Komuna e Prishtines, Ambasada Franceze ne Kosove, Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS), Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ), Instituti Amerikan i Arkitekteve (AIA), Knauff, Roche, DETAIL Magazine, ONUP, ECOWEEK dhe Fondacioni Jeshil.

Per informacion te metejshem, vizitoni: www.ecoweek-ks.org ose www.ecoweek.org

No Comments

Leave a Reply