11 Qershori afati definitiv per legalizim – ONUP Magazine
fade
6031
post-template-default,single,single-post,postid-6031,single-format-standard,eltd-core-1.0,flow-ver-1.3,,eltd-smooth-page-transitions,ajax,eltd-blog-installed,page-template-blog-standard,eltd-header-standard,eltd-fixed-on-scroll,eltd-default-mobile-header,eltd-sticky-up-mobile-header,eltd-dropdown-default,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2.1,vc_responsive

11 Qershori afati definitiv per legalizim

11 Qershori afati definitiv per legalizim

Kanë mbetur edhe tre javë kur do të përfundojë afati ligjor për aplikim për regjistrimin e objekteve të ndërtuara pa leje. Shefi i sektorit të urbanizmit Hazir Zhitia tha për Radio Kosovën, se në komunën e Prishtinës procesi është i suksesshëm. Sipas tij, deri më tani në komunën e Prishtinës, janë pranuar rreth 45 mijë kërkesa për legalizim të objekteve.

Sipas zyrtarëve nuk do të ketë shtyrje të afatit për regjistrim, përderisa në nivel vendi, për regjistrim të ndërtimeve pa leje deri më tani kanë arritur mbi 235 mijë aplikacione. Ndërsa vetëm në Prishtinë numri për regjistrim të objekteve, ka arritur në rreth 45 mijë.

Zyrtarisht me 11 qershor do të përfundoj afati i aplikimit për regjistrim të ndërtimeve pa leje, projekt ky që e mbart Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor. Shef i divizionit për ndërtime në këtë ministri, Xhemajl Metolli bënë të ditur se “shtyrje të afatit nuk do të ketë për regjistrim pas datës 11 qershor, dhe pas asaj date deri me 16 shtator koha do të shfrytëzohet për shqyrtimin e ankesave të mundshme të qytetarëve rreth asaj se a janë përfshirë në regjistër apo jo për trajtimin e ndërtimeve pa leje”.

Ndryshe, procesi i regjistrimit për ndërtimin e objekteve pa leje, është dashur të përfundoj në shkurt të këtij viti, por është shtyrë për shkak të kërkesave të mëdha për aplikim për regjistrim të objekteve pa leje. Kur menjwher pas perfundimit te afatit te para-caktuar, do te fillojw dhe faza e paraqitjes sw dokumentacionit teknik per trajtimin e objekteve pa leje se bashku me te gjithe dokumentacionin percjelles per legalizim.

Me shumë informacione për procesin do t’ju përditsojmë ne javët në vazhdim dhe për ndonje specifik mund te na kontaktoni përmes e-mail adresës elektronike, mail@onupmagazine.com.