Zhvendoset Teatri i Operas dhe Baletit “Dr. Ibrahim Rugova” – ONUP Magazine
fade
5951
post-template-default,single,single-post,postid-5951,single-format-standard,eltd-core-1.0,flow-ver-1.3,eltd-smooth-scroll,eltd-smooth-page-transitions,ajax,eltd-blog-installed,page-template-blog-standard,eltd-header-standard,eltd-fixed-on-scroll,eltd-default-mobile-header,eltd-sticky-up-mobile-header,eltd-dropdown-default

Zhvendoset Teatri i Operas dhe Baletit “Dr. Ibrahim Rugova”

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e drejtuar nga ministri Kujtim Shala përfundimisht ka vendosur që ta ndërtoj objektin e Tetrit të Operas dhe Baletit  “Dr. Ibrahim Rugova”.

Këtë vendim të ministrit Shala e ka bërë të ditur këshilltari i tij politik Vehbi Miftari në rrjetin social Facebook.

Po ashtu është bërë e ditur se Ministria bashkë me komunën e Prishtinës tashmë janë pajtuar që të ndryshohet vendndërtimi I objektit, pra që ai të zhvendoset në qendër të qytetit.

Sipas informacioneve të Prishtina Magazine, Ministria po tenton që objekti i Operas dhe Baletit të vendoset në ish-shtëpinë e mallrave “Gërmia” që ndodhet përballë Tetarit Kombëtar.

Ja postimi në Facebook i këshilltarit të ministrit Shala:

Teatri i Operes dhe i Baletit

Ministria e Kulturës ka vendosur qe perfundimisht ta ndertoje objektin e teatrit te operes dhe baletit, “Dr. Ibrahim Rugova” i cili do t’i permbushe pritjet e artisteve, si dhe do te jete i perballueshem financiarisht. Ne po e shohim mundesine, nderkaq, qe edhe vendndertimi i tij te ndryshohet, pra qe ky objekt te nderohet ne qender te qytetit, ngjashem me kryeqendrat e tjera perendimore. Per kete qellim, se bashku me komunen e Prishtines po i shqyrtojme mundesite qe per kete teater te gjendet nje vend i pershtatshem ne qender te qytetit. Gjithsesi, Prishtina do te behet me teater te operes dhe te baletit.

1 Comment
  • Ylber Vokshi Ylli

    Deri kur të vendosin të “tjerët” për jetën urbane në kryeqytet,çka është kjo eufori dhe “çmenduri” lidhur me lokacionin e Teatrit dhe operës në kryeqytet të cilin një herë e keni definuar. Cilat lojëra tani jeni duke i luajtur ? ,këtë e boni pasi nuk ka reagime të fuqishme nga artistët,arkitektët,urbanistët e të tjerët Unë kam reaguar me një shkrim në shtypin ditor gjithë shqiptar në të dy anët e kufirit,ku me argumente profesionale kamë shfaqur qëndrimet e mija lidhur me propozim lokacionin e ri por…

    Shkrimin mundeni ta lexoni në http://www.urbanmag.net/?id=103&l=215

    April 8, 2015 at 1:56 pm

Leave a Reply