EASA Reaction 2013 – ONUP Magazine
fade
3613
post-template-default,single,single-post,postid-3613,single-format-standard,eltd-core-1.0,flow-ver-1.3,eltd-smooth-scroll,eltd-smooth-page-transitions,ajax,eltd-blog-installed,page-template-blog-standard,eltd-header-standard,eltd-fixed-on-scroll,eltd-default-mobile-header,eltd-sticky-up-mobile-header,eltd-dropdown-default,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2.1,vc_responsive

EASA Reaction 2013

EASA (European Architecture Students Assembly) është një platformë për shkëmbimin e ideve dhe njohurive te studenteve te arkitekturës nga Evropa. E nisur në vitin 1981 kur studentët e arkitekturës nga Liverpooli, ftuan kolegët e tyre nga Evropa të vinin për të diskutuar dhe propozuar zgjidhjet për problemet e qytetit të tyre.

Që atëherë, çdo vit, studentët evropianë të arkitekturës takohen në një qytet tjetër me qëllimin e shkëmbimit të ideve dhe vizioneve në arkitekturë. Kështu dhe ketë vjet organizohet “EASA Reaction 2013”, në  Zuzemberk, Sloveni.

Për pjesëmarrje të studenteve të arkitekturës nga Kosova në ketë eveniment, EASA KOSOVA ka shpallur konkurs për aplikim.  Në vijim gjeni kushtet:

1. Reflektimi mbi temën e sivjeme të EASA2013, me anë të një fotografie apo kolazhi fotografish digjitale. Tema Reaction-Reagimi, duhet të trajtohet në suaza të arkitekturës dhe urbanizmit në Kosovë.

 Formati i fotografisë apo kolazhit duhet të jetë  JPG me rezolucion më së paku 300 dpi. Fotografia duhet te ketë dimensione standarde ndërsa forma e portretizimit  është e lirë.

2. Fotografisë/kolazhit duhet ti bashkëngjitet një tekst i shkurtër në anglisht, i cili do të përshkruajë këndvështrimin mbi temën, e cila duhet të jetë e portretizuar në fotografi/kolazh digjital.

3. Data e fundit për aplikim është 22 marsi 2013

4. Materiali për aplikim duhet të niset në email adresën easa.kosovo@gmail.com

Bashkangjitur materialit për aplikim duhet te dërgohen te dhëna si:

 -Emri dhe mbiemri

– Viti i studimeve

– Universiteti

– Kodi i kombinuar prej 4 shifrave dhe shkronjave, i cili do të përdoret për të vlerësuar materialet për aplikim (p.sh AB12)

5. Të gjitha aplikacionet te cilat nuk i përmbushin kushtet e aplikimit, do të përjashtohen nga konkurimi.

7. Për të gjitha gjërat që doni të dini për EASA2013 Zuzemberk, këtu mund ta gjeni paketën e aplikuesit : http://issuu.com/easa_slovenia/docs/participant-pack

8. Të gjitha materialet e dërguara do të publikohen në http://www.facebook.com/easakosova , ku me anë të numrit të like-ve që do të mblidhen dhe së bashku me vlerësimin e kontaktuesve kombëtarë (NC-ve për Kosovë), do të shpallen pjesëmarrësit në EASA 2013.

 9. Për më shumë pyetje, drejtohuni në easa.kosovo@gmail.com

easa_kosova01

No Comments

Leave a Reply