Hapësirat e Përbashkëta – ONUP Magazine
fade
3421
post-template-default,single,single-post,postid-3421,single-format-standard,eltd-core-1.0,flow-ver-1.3,eltd-smooth-scroll,eltd-smooth-page-transitions,ajax,eltd-blog-installed,page-template-blog-standard,eltd-header-standard,eltd-fixed-on-scroll,eltd-default-mobile-header,eltd-sticky-up-mobile-header,eltd-dropdown-default

Hapësirat e Përbashkëta

nga Erëmira Gërguri

Arkitektura nuk mund të operojnë vakum. Që të jetë e suksesshme është e rëndësisë së lartë që arkitekti të arrij të ndërlidhet me shoqërinë. Në dizajnimin dhe konstruktimin e ambienteve në të cilat individët jetojnë dhe punojnë, arkitektët janë domoesdoeshmërit të përfshirë në ndikimin e sjelljes njerëzore, në nivelin personal dhe shoqërinë në përgjithësi. Përderisa arkitekti gjatë trajnimit dhe praktikës, mëson ti studioj ndërtesat pa njerëzit brenda, është e qartë dhe e pranueshme që mënyra se si njerëzit organizojnë jetën e tyre është direkt e lidhur me dizajnimin e ambientit i cili i rrethon.

Atje ku ekziston qëllimi eksplicit për influencim të sjelljeve,  arkitekti zakonisht synon ti drejton individët për arsye strategjike, si shëndetësore apo sigurisë por më së shpeshti është raportuar të jenë të fokusuara në influencimin e interaksionit social. Të gjitha ndërtesat implikojnë në vete të paktën disa forma të aktivitetit social, që rrjedhin nga funksioni I tyre I qëllimshëm dhe nga paraqitja e tyre në formë spontane. Aranzhimi I hapsirave ndarëse, dhomave, dyerve, dritareve, dhe holleve ndikon në inkurajimin apo pengimin e komunikimit,  dhe në këtë mënyrë afekton interaksionin social. Kjo mund të arrihet në nivele të caktuara, ndërkaq arkitekti është autori që kontrollon shkallën e interaksionit social, duke planifikuar pikat e kontaktit dhe qasjen në hapsira të përbashkëta. Në anën tjetër, marrë parasysh faktin që individët shfaqin tendenca të forta psikologjike për ti dhënë gjërave dhe fenomeneve të ndryshme vlerë të brendshme thelbësore atëherë kuptojmë se hapësirat e përbashkëta kërkojnë të projektohen konform kulturës sonë.

Disa nga teknikat / strategji më të zakonshme që aspirojnë influencimin e sjelljeve sociale janë krijimi i hapësirave të përbashkëta, që krijojnë potencialin për përfshirje, interaksion dhe shkëmbim të përvojave në vendet e punës, apo taktika specifike si përdorimi i hollëve të ngushta që lejon disa individët ecin së bashku, në mënyrë që kur hynë në një hapësirë më të gjerë të reflektoj me një potencial te jetë zgjeruar (Ittelson, 1974). Mund të konkludohet që arkitektura shërben si force rregullues edhe është përdorur për të influencuar dhe kontrolluar sjelljen e shoqërisë duke japur formë fuqisë arkitektonike në mënyra të ndryshme.

No Comments

Leave a Reply