Hapësirat e Përbashkëta – ONUP Magazine
fade
3404
post-template-default,single,single-post,postid-3404,single-format-standard,eltd-core-1.0,flow-ver-1.3,,eltd-smooth-page-transitions,ajax,eltd-blog-installed,page-template-blog-standard,eltd-header-standard,eltd-fixed-on-scroll,eltd-default-mobile-header,eltd-sticky-up-mobile-header,eltd-dropdown-default,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2.1,vc_responsive

Hapësirat e Përbashkëta

Hapësirat e Përbashkëta

nga Jeta Nallbani

Kudo që të drejtohemi ngado që të shkojmë, kemi hapësirën të cilën vetvetiu e seleksionojmë. Apo mund të themi që vetë hapësira është ajo e cila ndikon në emocionet ndjenjat tona, madje edhe në intuitën tonë të seleksionimit. Materializimi, tekstura, ndriçimi janë elemente të cilat syri i njeriut bie ndesh qysh në fillim, elemente këto të cilat ndikojnë në ndjenjat e njeriut, e nëse janë të qëlluara, thellë tentojnë të prekin dhe ndikojnë tutje në emocionet e tij.

Të gjithë kemi hapësirën tonë intime të cilën vështirë kemi dëshirë të e ndajmë ose nëse e bëjmë e bëjmë me njerzit tonë special. Njeriu ka nevojë ndonjëherë të jetë vetëm, të ketë hapësirën e vet, intimitetin e vet. Prandaj ca hapësira janë projektuar sit ë tilla, që të ruajnë intimitetin, komoditetin e përshtatshëm të vetë personit. Hapësira intime është bërë e tillë dhe ka atë destinim te tillë që të përmubshë dhe kënaqë nevojat personale të personit. Shumë herë kemi shiquar dhe përjetuar hapësirat të cilat janë projektuar “si” të përbashkëta, mirëpo kanë qenë të kundërta për atë për çka iu është dhënë destinimi. Kanë prezentuar aq ngurtësi, ftohtësi dhe jo përshtatshmëri drejt kërkesave, përshtatjes së emocioneve dhe ndjeshmërisë, saqë kanë vënë dyshimin nëse ajo hapësirë është intime apo e përbashkët. Këtu është bërë dallimi se cilën hapësirë mund të e quajmë me të vërtetë “të përbashkët”.

Hapësirat e përbashkëta prezentonjë të kundërtën e hapësirës intime, personale. Ato duhet të jenë të tilla, në mënyrë që të thërrasin një numër të madh njerëzish. Të arrihet kënaqësia, përcjellë nga madhësia e asaj hapësirë, forma, komunikimi i dritës të jetë i tillë që të përmubshë dhe kënaqë nevojat e shumicës.
Nëse ajo hapësirë është definuar, nëse përcjellja e dritë hijës është bërë në favor të njeriut, si dhe ajo hapësirë përmbanë ëmbëlsi dhe mbjellë ndjenja të ngrohta, nëse ajo hapsirë është thjeshtë e “këndshme”, atëherë ajo hapësirë thërret edhe njerëz të tjerë. Të gjithë drejtohen tek e “mira” tek ajo hapësirë ku ndjehen këndshëm, ëmbëlsisht dhe pa dashje “të lirë”. Vetvetiu fjalët e mira,gjërat e mira, kemi dëshirë t’i ndajmë, ashtu sikurse hapësirën. Me apo pa dashje, ajo hapësirë shëndërrohet në një hapësirë të përbashkët, hapësirë e krijuar dhe e menduar për shumë njerëz, menduar për ndjenjat dhe emocionet e tyre e cila thërret edhe njerëz të tjerë, pasiqë të gjithë kanë dëshirë t’i shijojnë gjërat e mira.

Është hapësira e përbashkët ajo e cila lejon të ndahet, përjetohet me të tjerët. Hapësirë e cila lë gjurmë në kujtimet, mendimet tona, hapësirë e cila thërret kur ne jemi larg nga ajo. Hapësirën e përbashkët mund të e quajmë me të vërtetë të tillë, nëse është e gjallë, pavarësisht kohës, pavarësisht ndërrimeve dhe përjetimeve që ajo hapësirë mund të pësojë, përsëri ngjallë kujtimet, ndjenjat dhe emocionet e periudhave kohore të kaluara në të.

Foto hapëse Visar Hoxha