Hapësirat e përbashkëta – ONUP Magazine
fade
3391
post-template-default,single,single-post,postid-3391,single-format-standard,eltd-core-1.0,flow-ver-1.3,eltd-smooth-scroll,eltd-smooth-page-transitions,ajax,eltd-blog-installed,page-template-blog-standard,eltd-header-standard,eltd-fixed-on-scroll,eltd-default-mobile-header,eltd-sticky-up-mobile-header,eltd-dropdown-default,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2.1,vc_responsive

Hapësirat e përbashkëta

nga Rrita Pula

Hapësira, shpesh herë e limituar nga pikëpamja tri-dimensionale, nënkupton dicka për tej përkufizimit fizik të fjalës. Ajo është dicka e padukshme e cila bën lidhje ne njeriu me botën fizike -një dimension në të cili ndajmë me njëri-tjetrin ndjenjat, nevojat, kërkesat dhe vizionet e përbashkëta. Arkitektura dhe urbanizmi janë vegla të cilat u japin përmasa konkrete këtyre elementeve.

Me formësimin e hapësirës, arkitektura dhe urbanizmin dikojnë në mënyrë direkte në zhvillimin tonë social dhe emocional. Si arkitektë, ne mundohemi ta rikrijojmë botën në të cilën jetojmë me tendencën për ta shëndrruar atë në një ambient më të përshtatshëm i cili plotëson kërkesat tona të përbashkëta. Mirëpo përderisa e kufizojmë veten të jetojmë në një mjedis të tillë, atëherë ne bëhemi peng i atij ambienti duke u larguar gjithmonë e më shumë nga instinkti natyrori të jetuarit.

Sipas Proshansky-t, mjedisi i ndërtuar fiziki takon më shumë fenomenit social se sa atij fizik. Sot, zhvillimi i hovshëm teknologjik dhe dinamika e punës janë duke e shuar fenomenin social të mjedisit të ndërtuar; arkitektura dhe urbanizmi bashkëkohor janë duke e ndihmuar këtë proces, në mos qëllimisht, atëherë duke e shmangur faktorin shoqërori cili është gjenerator i jetesës së mirfilltë. Ndërtesat sot trajtohen si art apo ekspermien te të teknologjisë së lartë, dhe rrallësi objekte shoqërore. Parqet dhe sheshet sot shfrytëzohen vetëm si hapësira komunikuese nga një pikë në tjetrën, e jo si hapësira të përbashket apo tenciale për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme shoqërore.

Pra ne formësohemi nga shoqëria, e cila gdhendë mënyrën e të menduarit dhe preferencat tona me anë të gjuhës, kulturës dhe moralit. Ne domosdoshmërisht duhet të fillojmë ta rishohim hapësirën si një produkt shoqëror, e jo si një distancë mes elementeve fizike, sepse hapësira kurrë nuk është prapaviai ner te e ekzistences tonë material(Hiller).

Foto hapëse nga Trim Kabashi

No Comments

Leave a Reply