Hapësirat e përbashkëta – ONUP Magazine
fade
3373
post-template-default,single,single-post,postid-3373,single-format-standard,eltd-core-1.0,flow-ver-1.3,,eltd-smooth-page-transitions,ajax,eltd-blog-installed,page-template-blog-standard,eltd-header-standard,eltd-fixed-on-scroll,eltd-default-mobile-header,eltd-sticky-up-mobile-header,eltd-dropdown-default,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2.1,vc_responsive

Hapësirat e përbashkëta

nga Dea Luma

Koncepti hapsirë, është analizuar dhe përdorur mjaft në lëmi të ndryshme studimi. Varësisht nga lëmia ku përdoret, hapsira analizohet nga këndvështrime të ndryshme, të cilat fillojnë nga ato më abstraktet, si hapsira matematikore, ajo fizike, apo astronomike, deri tek llojet e tjera të ndryshme të hapsirave, të cilat na rrethojnë secilin, dhe ndërlidhen me nocionet e hapsirës teritoriale, personale apo kulturore.

Arkitektura, përvec që duhet të bëjë lidhjen fizike me boten, ajo poashtu duhet të bëjë mishërimin me kulturen mjedisore dhe të zgjerojë reciprocitetin në mes botës dhe arkitekturës. Arkitektet modern cdo herë e më pak preokupohen me këtë punë. Problemi kryesor I erës moderne është mungesa për ndjesinë. Arkitektët si bartës të kulturës kanë mundësinë të kenë rol të madh në këtë vizion pasi qe janë ata të cilët krijojnë mjedise për shoqërinë, janë ata të cilën përjashtojnë ose pranojnë shoqërinë në atë mjedis. Arkitektët, duke qenë të rrënjosur në konceptet e aktualitetit, ekonomizimit dhe politizimit, e kanë të vështirë tranzicionin në botën postmoderne, në botën ekologjike, në botën ku qendrimet dhe qellimet e njeriut vijnë në rend të parë, ku ajo që ndërtohet nuk është teknologjike por humane!

Është koha e krijimit të hapësirave të jetesës apo hapësirave në të cilat integrimi human është në rend të parë. Nuk mjafton të projektojmë gjëra të vjetra në mënyrë të re, mirpo të projektojmë në atë mënyrë që të ndikojë dhe të krijojë një shoqëri e cila do të beje revolucion në mënyrën e të menduarit. Dinamizmi I jetës na rrethon në katër mure të cilat përvec se tregojnë kufizim fizik, ato reflektojnë dhe kufizim psiqik për të na transformuar më pastaj në individë të asocializuar, fakt të cilin njeriu më së miri do t’a demantonte në hapësire, aty ku dhe ndeshet me shoqerine.

E në këtë kohe, kur planifikimi I hapësirës është nën menaxhime administrative, dhe planifikimi I qytetit parasheh vetëm normativa dhe standarde, hartohen plane ‘te verbera’ duke lënë anash ndikimin që ato ndryshime hapësinore vërtetë do të kenë në shoqëri. Nuk mjafton të hartojmë plane sipas të cilave ne mendojme se ‘njerëzit do te ndihen mire’ mirpo të krijojmë përfshirje të shoqërisë e cila është refleksioni më I sakt I suksesit të atij planifikimi. Ajo për të cilën njerëzit kanë nevojë më së shumti janë ‘të tjerët’ apo ata që na rrethojnë sepse janë pikërisht ‘të tjerët’ ata që plotësojnë botën tonë. Dhe nësë planifikimi arkitekturor e urban arrinë të na bashkojë me ‘të tjerët’ atëherë kjo është streha që arkitektura duhet të sigurojë.

______________________

Referencat:

[1] Altman,  Irwin, Amos Rapoport and Joachim F. Wohlwill (eds.), Human Behavior and Environment,  (New York, Plenum, 1980),11

 [1] Orr, David, The Nature of Design, (New York, Oxford University Press, 2002),24

Bibliografia:

 Orr, David, The Nature of Design, New York, Oxford University Press, 2002

Altman,  Irwin, Amos Rapoport and Joachim F. Wohlwill (eds.), Human Behavior and Environment,  New York, Plenum, 1980

Foto hapëse nga Albanor Krasniqi