Hapësira e përbashkët – ONUP Magazine
fade
3410
post-template-default,single,single-post,postid-3410,single-format-standard,eltd-core-1.0,flow-ver-1.3,,eltd-smooth-page-transitions,ajax,eltd-blog-installed,page-template-blog-standard,eltd-header-standard,eltd-fixed-on-scroll,eltd-default-mobile-header,eltd-sticky-up-mobile-header,eltd-dropdown-default,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2.1,vc_responsive

Hapësira e përbashkët

nga Dea Buza

Hapësira në përgjithësi është objekt i vëmëndjes tonë, në shumicën e rasteve pa ditur as edhe ti japim një kuptim, ne thjesht bëhemi vëzhgues të mirë të një hapësire qoftë bosh apo plotë. Shpesh ndodh që të jemi krijues të një hapësire të caktuar,pa dyshim mund të jemi edhe pjesë e një hapësire të caktuar. Në rastin kur nuk jemi të vetëm në këtë hapësirë por shfaqet edhe prania e të tjerëve ne mbase jemi pjesë e një hapësire të përbashkët?

Po çfarë quajme hapësirë të përbashkët? Pse është e rëndësishme kjo? Si  duhet të jetë një hapësire  përbashkët që të funksionojë?

Fare mirëmund të jetë dhoma e ndenjës,sheshi i vogël prane pallatit,bari i lagjes,parku i lodrave apo thjesht edhe një hapësirë e caktuar ku mund të mblidhen njerëz për të ndarë interesat e përbashkëta. Këto hapësira bëhen me kalimin e kohës pjesë e së përditshmes tonë, si pasojë afeksioni që ne shfaqim ndaj tyre është i një vlere jo të vogël.Lidhja emocionale që krijohet me këto hapësira mund të ngeli në kujtesën tone me vite.Besoj se çdo njeri e kujton mjaft mirëfëmijërinë e tij dhe lojrat që bënin në‘’lagje’’. Me  këtë hapësirë ‘’lagjen’’  ne kemi qënë të lidhur ngushtë emocionalisht. Duhet theksuar se jo gjithmonë  ne kemi të njëjtin përceptim për një hapësirë, me kalimin e kohës ndryshojnë edhe mendimet tona por edhe hapësira në fjalë. Faktori kohë mund të sjellin ndryshime në atë hapësirë saqë ne mund të jemi fare mirë‘indiferentë’ ose aktivistët kryesorë në krijimin e tyre.

Por natyrshëm na lind pyetja pse janë të rëndësishme këto hapësira të përbashkëta?

‘’Një hapësirë që mund të përdoret më shumë se nga një  person’’, pra gjithmone vihet ne pah ndarja e një hapsirë në komunitet, pra vjen në dukje socializimi, pra që gjithë hapësira ështe pjesë e së perditshmës sonë. Është faktori natyrë që e bën të pa ndashëm njeriun në mënyrë të vetëdishme ose jo. Pragjerlbërimi, lëvizja dhe qetësia.

Si  duhet të jetë një hapësire  përbashkët që të funksionojë ?

Që një hapësirë e përbashkët të funksionojë ajo duhet te jete interaktive,praktike dhe që‘gjeneron’ një vlerëemocionale/komunikuese. Pa dyshim që faktorët e tjerë nuk janë të një rëndësie më pak të veçantë por do ndalemi tek këto pika kryesore.

Interaktive pasi një hapësirë duhet të ketë një përdorim social dhe kolektiv që‘reagon’ ose ‘vepron’ me faktorë të tjerë.

Një hapësirë praktike lidhet me idenë e një hapësire lehtësisht të ‘shfrytëzueshme’ nga të gjithë. Sa më të mëdha janë vlerat komunikuese ose përçuese aq më i lartëështë interesi. Kualiteti i një hapësire të përbashkët është i lidhur ngusht me disa faktore të tillë si aksesueshmeria,intensiteti i përdorimit ,aftësia e ‘përfaqësimit’ korrekt të një grupi njerëzish, pra me një fjalë lëizja/potenciali, ku gjeneron të gjithë faktorët tjerë ku vijnë si pasojë e një ambienti, vendi të caktuar!

Foto hapëse Leart Mullaademi

No Comments

Leave a Reply