Tokë e Përbashkët – ONUP Magazine
fade
3338
post-template-default,single,single-post,postid-3338,single-format-standard,eltd-core-1.0,flow-ver-1.3,eltd-smooth-scroll,eltd-smooth-page-transitions,ajax,eltd-blog-installed,page-template-blog-standard,eltd-header-standard,eltd-fixed-on-scroll,eltd-default-mobile-header,eltd-sticky-up-mobile-header,eltd-dropdown-default,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2.1,vc_responsive

Tokë e Përbashkët

nga Blertë Aliu

Në një vëzhgim te përgjithshëm të ambientit, vëmendja dhe memoria e njeriut ndalet me lehte tek objektet se sa në organizmat hapësinore që ato mund te krijojnë. Kështu arkitektura behet unike midis gjithë arteve te tjera me aftësinë që ka për t’i dhënë të tashmes, mundësitë e se ardhmës.

Studimi i konceptit mbi hapësirën e përbashkët kalon nëpër studimin e elementeve gjuhësore, duke na zbuluar emëruesin e përbashkët, si çelës për zbërthimin dhe formulimin e mendimit tonë mbi hapësirën.Pasi që ne jetojmë në epokën e plotësimit e jo fillimeve të saj, hapësirat e reja ku mund te fillohet nga e para dita ditës po mbarojnë!

Terrenet që më pare ishin të fragmentuara në shumë pjesë dhe funksione, tani janë kthyer në prona te ç’rregullta me destinacione në të shumtën e rasteve të papërcaktuara.

Hapësirat publike nuk funksionoje më! Ndërtesat po shumëfishohen, si pasoje i gjithë qyteti po shëndrrohet në një fabrikë eksperiencash artificiale ku natyrorja dhe emocioni pushojnë se ekzistuari. Tani më këto hapësira publike janë minimizuar, degraduar e edhe më keq janë shendruar në private ose më mirë të themi janë privatizuar. Çka mbetet ne publike, janë rrugët e boshatisura nga ndotja. Qenët endacak ne raste të shumta janë zotët e shtëpisë në to, mungon jeta njerëzore, mungon shpirti i atyre që i krijuan. Mungon çdo gjë!

Mirëpo çdo hapësirë përfaqëson një stil jete tërësisht te ndryshëm, nuk është çudi te kalosh nga një stil në një tjetër, nga tjetri në tjetrin, të kthehesh prap te i pari, te gjitha mund të bashkëjetojnë brenda se njëjtës hapësirë. Duke mos qene e varur nga dukja e saj, po nga ajo çka përben! Hapësira e përbashkëta, përfshin totalin e hapësirave të përdorura lirshëm çdo ditë nga cdo njëri, nga çdo qenie që frymon lirshëm si vetë hapësira.

Prandaj gjërat duhet të mendohen mirë dhe të trajtohen drejt, duke u bërë protagonist i ndërlidhjës së hapësirës me njeriun dhe çdo gjurmë e kësaj marrëdhënie pasi qe është pikërisht shkalla njerëzore qe e gjeneron dhe i jep karakter një hapësire!

Foto hapëse nga Visar Hoxha

No Comments

Leave a Reply