“Identiteti” – Hapësirat e Përbashkëta – ONUP Magazine
fade
3288
post-template-default,single,single-post,postid-3288,single-format-standard,eltd-core-1.0,flow-ver-1.3,,eltd-smooth-page-transitions,ajax,eltd-blog-installed,page-template-blog-standard,eltd-header-standard,eltd-fixed-on-scroll,eltd-default-mobile-header,eltd-sticky-up-mobile-header,eltd-dropdown-default,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2.1,vc_responsive

“Identiteti” – Hapësirat e Përbashkëta

“Identiteti” – Hapësirat e Përbashkëta

nga Rron Trresi

Rekapitulimi i një krijimtarie të gjatë dhe multidisciplinare mund të shërbejë edhe si një revidimim i realitetit që mbizotëron në botën e zhvillimit të arkitekturës.
Mies van der Rohe ka thënë: “Arkitektura është vullneti i një epoke, i përkthyer në hapësirë”, e ajo që i definon kufijtë e zhvillimit të arkitekturës në kontekst hapësiror është e derivuar nga shumë faktorë.

Kahja aktuale tani në skenën botërore të trendeve dhe zhvillimeve ka zgjuar shumë debate dhe analiza. E pikërisht është definimi i identitetit të krijimtarisë së arkitektit dhe kjartësimi i detyrave profesionale dhe artistike, pa ngatërruar hierarkinë e procesit të finalizimit të një projekti.
Problematika e definimit të qartë të kufijëve intelektual dhe territorial është pikërisht ajo që trajtohet nga kuratori i Bienales së Venedikut, arkitekti David Chipperfield, me ç’rast në ngjarjen më të madhe të arkitekturës “kërkimi i identitetit” krijon polemika të shumta.

Jemi duke jetuar në epokën e shpërndarjes së informatës në shpejtësinë maksimale ndonjëherë. Komunikimi i lehtë dhe efektiv ka krijuar kushte solide për një gjeneratë të re të globalizimit dhe uniformitetit krijues. Shpesh herë është analizuar zhvillimi ekonomik, politik dhe shoqëror paralel edhe me fushat tjera. Në këtë rast arkitektura ka pasur një hov të paparë e nga ana tjetër edhe një rrezik më të madh të degradimit, ku vjen në shprehje identiteti krijues dhe parimet mbi te cilat krijohet arkitektura.

Vetë Rem Koolhaas në ligjeratat e tij rreth trashëgimisië kulturore dhe identifikimit të arkitekturës në bazë territoriale ai krijon një lojë me vetë objektet e tij ku i shfaq ato në kontekste të ndryshme hapësinore duke theksuar se në shumë raste një ndërtesë mund të përshtatet në shumë lokacione, pa e humbur identitetin uniform që është si rrjedhojë e trendeve e që mund të jetë implant pa marrë parasysh tiparet tjera të lokacionit.
Është relative të theksohen “Hapësirat e përbashkëta”. Nuk është aq lehtë të potencohet ndarja kontekstuale dhe të vihet kufiri i asaj që është e përbashkët edhe e asaj që është individuale.

Por arkitektura si shprehje adekuate dhe definuese e hapësirës mund të kontribuon në atë se çka është e përbashkët pasi ajo i krijon lidhjet e mbrendshme intelektuale dhe praktike duke ndarë shqetësimet e përbashkëta, influencat e edhe parashikimet eventuale të kahjes së “udhëtimit në kohë” të artit superior – arkitekturës.
Kriza momentale e identitetit krijues ndoshta është edhe diçka pozitive pasi zgjon nevojën e dialogut të kjartësimit të kufijëve të moshës, të stilit, të lokacionit (në kontekst gjeografik), e nuk përjashtohet edhe mundësia e implikimit të pjesëve tjera të kulturës arkitektonike, si, mediave, shkollave, instituteve kërkimore etj.

Për këtë arsye, benefiti i komunikimit edhe i krijimit të “hapësirave të përbashkëta” është inicimi i dialogut ndërkulturor, ndërsocial e ndërpolitik. Nuk do të thotë që medoemos do të vijë tek shkrirja mes etniteteve të ndryshme, ndoshta pikërisht kjo është ajo që do ta definojë të ardhmen e konceptit hapësirë, e pa harruar edhe konceptin arkitekturë.

Foto hapëse nga Leart Mullaademi