Hapësirat e Përbashkëta – ONUP Magazine
fade
3349
post-template-default,single,single-post,postid-3349,single-format-standard,eltd-core-1.0,flow-ver-1.3,,eltd-smooth-page-transitions,ajax,eltd-blog-installed,page-template-blog-standard,eltd-header-standard,eltd-fixed-on-scroll,eltd-default-mobile-header,eltd-sticky-up-mobile-header,eltd-dropdown-default,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2.1,vc_responsive

Hapësirat e Përbashkëta

 nga Teuta Hasani

Në periudha të caktuara të historisë ka pasur qajse të ndryshme ndaj arkitekturës dhe varësisht nga trendet dhe zhvillimet e kohës, mendimet rreth eksperiencës individuale dhe kolektive ndaj ambientit të ndërtuar kanë ndryshuar. Por ajo që ka mbetur e njëjt është rëndësia e eksperiencës që njeriu, si pjesë e shoqërisë, e përjeton në këto ambiente.

Një ndërtesë qëndron në mesin e shumë të tjerave duke krijuar së bashku hapësira të përbashkëta. E përbashkëta e këtyre ndërtesave nuk qëndron vetëm në aspektin fizik, nëse kanë ngjajshmëri apo dallime në formë, madhësi, ngjyrë etj, por edhe se si ato qëndrojnë ndaj njëra tjetrës, se si ato përjetohen nga njeriu dhe si kjo eksperiencë ndikon në jetën e njeriut. Ky dimesion shpeshherë është injoruar nga arkitektët dhe ka rezultuar në ndërtesa të cila në vend që të bëhen pjesë e atij vendi, bëhen një pengesë dhe ambiente  jo të këndshme. “Hapësirat e përbashkëta” gjithnjë marrin formë varësisht nga mënyra se si ato shfrytëzohen nga vet njeriu. Duke pasur parasyshë këtë nganjëher vet shfrytëzuesit e asaj hapësire kanë rëndësi më të madhe sesa projektuesit që bëjn formësimin fillestarë të asaj. Prandaj “hapësirat e përbashkët” fizike ka një burim të saj në vet kontekstin ku ajo do të vendoset. Konteksti, qoft vet natyra apo edhe ambienti i ndërtuar, aspektet shoqërore dhe historike, të përmbledhura përbëjnë burimin e shumë konditave mbi të cilat duhet të ndërtohen “hapësirat e përbashkëta”. “Nuk ekziston konflikti në mes arkitekturës dhe natyrës ashtu sic shpesh tregohet në debatet bashkohore duke ju referuar ambientit të ndërtuar. Natyra është vet arkitekti i ndërtesës.” 1

Një dimension tjetër shumë i rëndësishëm i “hapësirave të përbashkëta” ka të bëj me aspektin teorik. Sot emra të mëdhenj të arkitekturës influencojnë dhe caktojnë trendet botërore në arkitekturë. Natyrisht këto trende dhe inovacione poashtu varen edhe nga tekonologjia dhe zhvillimi i industrisë së ndërtimit. Mirëpo shpesh kjo arkitekturë ju shërben një grupi pakicë njerëzish, të cilët kanë pak të përbashkëta me shumicën, prandaj vëhet në dyshim mundësia e aplikimit të ideve të tyre në masen e gjërë.  “Përjetimet personale janë mjaft të gjëra, poashtu edhe specifike, por e kanë një thelb të përbashkët. Nëse i vëmë përballë përjetimet tona me të tjerëve atëher mund të dallojmë pikat e përbashkëta të cilat ju referohen strukturës së ekzistencës tonë në botë.” 2

Debatet bashkohore rreth arkitekturës vazhdimisht i referohen mundësisë së krijimit të një “hapësire të përbashkët” mendimesh dhe ideshë nga arkitekt të ndryshëm por edhe nga shoqeria dhe përjetimet e tyre nga ambiente të ndërtuara, në mënyrë që të gjendet e përbashkëta e ndërtuar deri më sot mbi të cilën mund të ndërtohet një e nesërme më e mirë.


1. Making in the Middle Ground: Architectural Creation at Dabe, University of Nottingham, 2011, pg 14

2. http://isparchitecture.wordpress.com/2012/05/06/the-transcendence-of-architecture-searching-for-common-ground-in-architecture-by-felipe-loureiro/

Foto hapëse nga Enis Pakashtica