Launch of AsPK – ONUP Magazine
fade
2906
post-template-default,single,single-post,postid-2906,single-format-standard,eltd-core-1.0,flow-ver-1.3,eltd-smooth-scroll,eltd-smooth-page-transitions,ajax,eltd-blog-installed,page-template-blog-standard,eltd-header-standard,eltd-fixed-on-scroll,eltd-default-mobile-header,eltd-sticky-up-mobile-header,eltd-dropdown-default,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2.1,vc_responsive

Launch of AsPK

The first assembly of the Association of Planners of Kosova was held a few weeks ago on December 21st 2011, at the conference center of Sirius Hotel, in Prishtina. Beside members of the Planners Asocciation the assembly was attended by representatives of the Ministry of Environment and Spatial Planning of Kosova, and representatives from the University of Prishtina, Faculty of Architecture and Civil Engineering.

The description below (in Albanian) by Diana Çekaj-Berisha – Coordinatior of AsPK,

Asociacioni i Planerëve të Kosovës (AsPK) mbajti Kuvendin e parë të përgjithshëm zgjedhor të AsPK-së në Prishtinë, më 21 Dhjetor 2011 në Hotel SIRIUS / Qendra e Konferencave, në Prishtinë.

Qëllimi i Kuvendit ishte zgjedhja e Kryesisë së re dhe bordit të AsPK-së.

Pjesëmarrës në Kuvend ishin Kryetari dhe Anëtarët e Bordit të AsPK-së, përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinor, Komunat, Universiteti, Këshilli i Kosovës për Planifikim Hapësinor, përfaqësues nga sektori privat, ekspertë të pavarur, studentë si dhe përfaqësues/anëtarë të Asociacionit të Planerëve.

Kuvendin e hapi dhe kryesoi Ztr. Kadrush Grezda, Arkitekt, Kryetar i bordit të AsPK-së ku bëri një prezantim për veprimtarinë e Asociacionit të Planerëve, si një organizate jo qeveritare e themeluar me qëllim të avancimit të proceseve hapësinore dhe të planifikimit urban në përgjithësi në Kosovë. Ztr. Grezda prezantoi raportin e punës njëvjecare të AsPK-së, duke ofruar një pasqyrë të shkurtër  rreth idesë së formimit të AsPK, themelimit të tij, misionit dhe platformës së Asociacionit si dhe aktiviteteve të realizuara gjatë vitit 2011. Ztr. Grezda vlerësoi lartë punën e anëtarëve të bordit të AsPK-së që dhanë kontribut të çmuar gjate vitit 2011 përmes identifikimit të sfidave dhe mundësive për zgjidhje të drejta dhe afatgjate dhe uroi që ky takim të kontribuojë në zhvillimin e mëtejmë strategjik të AsPK-së.

Rezultat i takimit ishte jo vetem plotësimi i Bordit të AsPK-së, me 5 anëtarë te rinj të propozuar dhe votuar nga vetë anëtarët dhe nga pjesëmarrës të tjerë prezent në takim (pas largimit të disa prej anëtarëve), por edhe mundesia për t’u anëtarësuar e të pranishmëve që rrezultoi në ngritjen e numrit të anëtarësuarve në Asociacion.

Kryetari dhe Bordi Drejtues i AsPK-së shprehën falënderime të veçanta gjith të pranishmëve si dhe Institucioneve Vendore dhe Ndërkombetare për përkrahjen e vazhdueshme AsPK-së.

For further information, download the official release by AsPK.

 

1 Comment
  • Anonymous

    Asociacioni i Planerave o prej njerezve te Fakultetit, korrupsion, konflikt interesave, njerez pa profil, shkaterrim te vendbanimeve, bashkepunetore ne keqperdorime, manipulanta e shume sene tjera. Nese edhe vetem dikush ketu me thote se nuk eshte ashtu se si po e theme atehere do ti qesim edhe faktet publikisht! Me emra e mbiemra!…Le te jene transaparent se sa anetare i kane te regjistrum, le ta publikojne statutin, sa eshte pagesa e antarsimit, kush jane njerezit ne Bord e shume shenime tjera qe e bojne trnasparent punen e tyne!

    February 15, 2012 at 11:14 am

Leave a Reply